Vaksinat nga ShBA: Osmani: 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi

22:13 | 6 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar ShBA-nëpër dhurimin e mbi 500 mijë vaksinave anti-Covid.

Ajo përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke thënë se nuk ka arsyeje për mos ta bërë një gjë të tillë

“503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të e të cilat arritën sot në vendin tonë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme