Një grua është parë duke vozitur makinën me fëmijën e saj në prehër, i cili duket diku rreth moshës njëvjeçare.
Në fotot e dërguara në adresë të portalit arbresh.info thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Kjo përveç që është një gjë e ndaluar me ligj rrezikon edhe trafikun rrugor.
Ligji thotë se në veturë, në ulësen mbrapa, mund të lihet fëmijë më i vogël se pesë vjet, i vendosur në karrige të posaçme, e cila është e lidhur fortë dhe e siguruar me rripin e sigurisë së veturës në karriget e pasme.
Në ulësen përpara, mund të vendoset fëmijë deri dy vjet, nëse vetura nuk ka jastëk me ajër, dhe nëse fëmija vendoset në karrige të posaçme dhe i vendosur në anën e kundërt të drejtimit dhe drejtimit nga shkon vetura.
Ata të cilët nuk respektojnë këtë ligj është i paraparë dënimi me 35 euro ose 15 pikë negative./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...