Koalicioni VAKAT, pas publikimit të kandidatëve për deputetë në listën zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe verifikimi i faktit që në listën e koalicionit SDA-BSDAK, nga ana e Numan Baliq dhe Hilmo Kandiq, të paraqitura për vendet e garantuara ne Kuvend për komunitetin boshnjak, janë të përfshirë shumë pjesëtar të nacionalitetit shqiptar.
Vakat bën të ditur se është ankuar edhe në KQZ, tek presidenti i Kosovës, OSBE-ja dhe ambasadat me kërkesë që listat e këtilla të përjashtohen në përgjithësi apo të paktën nga ato të shkarkohen personat që i takojnë nacionalitetit shqiptar.
“Me këtë akt të Numan Baliqit me bashkëpunëtorin e vet, pasi që është përjashtuar nga shumica e popullit boshnjak të Kosovës – për të këqijat që i ka shkaktuar 17 vite me radhe, qëllimisht dhe drejtpërdrejt shkatërron sistemin e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë në vendet e tyre të garantuara, ku për komunitetin boshnjak në Parlament janë tri vende. Ftojmë njerëzit e nacionalitetit shqiptar të listës SDA-BDSK të tërhiqen nga lista, që mos të lejojnë të jenë të keqpërdorur nga këta dy persona të cilët veç i kanë shkaktuar shumë dëme në marrëdhëniet shqiptaro-boshnjake e sidomos boshnjakëve në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.Ne jemi të vetëdijshëm se shumica e madhe e shqiptarëve nuk kanë asgjë kundër neve, njëjtë sikurse ne që nuk kemi asgjë kundër tyre, sepse ne bashkërisht po e ndërtojmë shtetin tonë të Kosovës”, thuhet në reagim.
Vakat bën të ditur se nëse e nuk mirret vendim i drejtë në KQZ, që nga ajo listë e kandidatëve te SDA-BSDK të shkarkohen personat e komunitetit shqiptar, do t’i drejtohen me padi Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Lista e SDA-BSDAK
01.Numan Baliq
02.Hilmo Kandiq
03.Kaltrina Berisha
04.Sefket Hukiq
05.Ardian Nokaj
06.Ifeta Jakupi
07.Enis Haredini
08.Afrim Haziri
09.Jasmina Krasniqi
10.Gëzim Spahiu
11.Kreshnik Husaj
12.Arife. Berisha
13.Saranda Jakupi
14.Florim Rrudhani
15.Driton Zogu
16.Selma Muriq
17.Eshref Islamovic
18.Seki Kandiq
19.Bahtije Sylemani
20.Nihat Habibovic
21.Ardemina Hadic
22.Faton Gjukaj
23.Xhemajl Qadraku
24.Arben Haliti
25.Elzana Kandiq
26.Shkumbin Demolli
27.Edin Islamoviq
28.Nexhad Mumunovic
29.Nita Zhuri
30.Rafet Kojiq
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...