Vajza e Mlladiç vrau veten pasi ai ia vrau të dashurin, madje nuk lejoi hetimin e vdekjes së saj

10:00 | 23 Nëntor 2017
L G

Ana Mlladiç ishte vajza e Ratko Mladiç e cila zgjodhi që në moshën 23 vjeçare të bënte vetëvrasje.

Madje siç thuhet në mediat serbe, vajza kreu vetëvrasje me armë të  babit të saj, në shtëpinë ku vëllai i saj Darko dhe nëna Bosiljka ishin prezent.

U shkrua se Ana ishte nën presion të madh për informacionet për babain e saj, për të cilin ishte shumë e lidhur dhe nuk besonte se ishte një vrasës monstruoz.

Madje thuhet se Ana shpesh kishte shkuar me të në front,dhe e kishte shikuar atë me ushtarët.

Gjithashtu thuhet se vdekja e Anës ishte e lidhur edhe me një djalë, Dragan Stojkoviq, një i ri nga Nishi, i cili vdiq gjatë luftimeve, transmeton Indeksonline.

Mlladiç, thuhet të mos e ketë miratuar marrëdhënien e tyre dhe për ndaluar lidhjen e tyre ai e kishte dërguar të riun në front dhe më pas e kishin vrarë.

Mlladiq nuk e pëlqeu sepse sipas tij nuk ishte ushtar i duhur dhe i disiplinuar.

Dhe pasi Ana kuptoi se kush ishte shkaktari i vdekjes së të dashurit, ajo vendosi që të vriste veten.

Ndërkohë është edhe një teori tjetër ku thuhet se vajza e Mlladiq u likuidua dhe se pas vrasjes së saj është një linjë kriminale në Beograd. Hetimi i vdekjes së saj nuk ka mbaruar kurrë, pasi Mlladiç nuk e lejoi atë.

Ndryshe Mlladiç dje është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme