Google ADS

Vajza e Hamëz Jasharit shpalos kujtime rrëqethëse për natën para sulmit në Prekaz

18:30 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Në 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vajza e heroit kombëtar Hamëz Jashari, e mbijetuara e betejës së 5, 6 dhe 7 marsit, Besarta, ka ndarë disa kujtime rrëqethëse për kohën kur ka ndodhur sulmi në Prekaz.
Rrëfimin Besarta Jashari e nisë duke thënë se gjithçka në jetën e saj ka qenë e zakonshme deri në ditën e 5 marsit, datë kjo e cila i ndryshoi jetën asaj. Në këto data, Besarta thotë, se përfundimisht përqafoi nënën Feride dhe Hamzën babain e saj.

“Një ditë para betejës së lavdishme, ishte çdo gjë zakonshme në jetën time… nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër. Nuk e dija…”, rrëfen Besarta.

Tutje ajo shpalos kujtime tjera nga këto data duke përmendur të gjithë pjesëtarët e familjes Jashari të cilët u vranë në Prekaz në marsin e vitit 1998.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1858536304157384&set=a.487378154606546.116739.100000030984290&type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme