Vajza e Enver Malokut: Mallkuar qofshi ju që e vratë!

10:20 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetja e LDK-së Doruntina Maloku, vajza e Enver Malokut, i vrarë 19 vjet më parë, më 11 janar 1999, në Prishtinë, ka shpërthyer me mllef duke kërkuar drejtësi dhe duke i mallkuar ata që e vranë babain e saj.

Doruntina Maloku ka thënë që kërkon vetëm drejtësi dhe se ka kaluar një jetë të tërë në kërkim të drejtëisë

Lexoni të plotë postimin e saj:

A ia vlenë ta përsëris thirrjen për drejtësinë që po mohohet? Në veshin e kujt do të bie zilja e ndërgjegjes? A dëgjon kush? Apo të gjithë janë të shurdhër?!

17 vjet! 6 mijë e 205 ditë! 148 mijë e 920 orë!

Për mua, një jetë e tërë në kërkim. Për shumë nga ju, thirrje monotone e përvitshme.

Dua drejtësi!

Aq më bën për qetësinë tuaj që prishet! Fare s’më bën për asgjë. Veç drejtësi dua për Babin tim! Asgjë më pak e as më shumë sesa të vërtetën!

Mallkuar qofshi, ju që e vratë dhe ju që e dini e po e fshihni të vërtetën! Unë besoj në Zot. Dhe e di se një ditë, jo shumë larg nga sot, do t’u shoh në sy, të gjithëve! Në gjyq! Maskarenj!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme