Vazhdon fenomeni i aplikimit për t’u bërë prokuror, i fëmijëve dhe të afërmve të tjerë të prokurorëve, ish-udhëheqësve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Prokurorit të Shtetit.
Ky fenomen ka vazhduar edhe në konkursin e fundit të publikuar nga KPK, ku shihen emrat e aplikantëve që i kanë plotësuar kushtet për të marrë pjesë në konkursin e shpallur nga KPK për 28 prokurorë të rinj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
E garës për të qenë në mesin e 28 kandidatëve të suksesshëm për t’u zgjedhur prokurorë, ia kanë mësyrë 422 kandidatë, apo 15 persona për një pozitë të prokurorit në bazë të konkursit të shpallur.
Në mesin e 422 kandidatëve që kanë kandiduar për këto pozita, “Betimi për Drejtësi” ka identifikuar emra të familjarëve, vajzave, djemëve dhe të afërmeve të tjerë të prokurorëve dhe ish-krerëve të sistemit prokurorial.
Listën me të gjithë kandidatët dhe për të parë se kush janë të afërmit, djemtë, vajzat e prokurorëve klikoni KËTU.
Komisioni i caktuar nga KPK-ja për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj ishte caktuar në përbërje të kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj, zëvendëskryesueses së KPK-së, Jehona Grantolli, anëtarit të KPK-së, Armend Zenelaj, prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Anëtarë rezervë të këtij komisioni ishin caktuar anëtarja e KPK-së, Ariana Shajkovci dhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Idain Smajli. Ndërsa, kryetar të këtij komisioni ishte caktuar Aleksandër Lumezi.
Mirëpo, KPK në mbledhjen e 244-të të saj kishte ndryshuar vendimin për themelimin e Komisionit për Rekrutimin e prokurorëve të shtetit, pas kërkesës së Aleksandër Lumezit që i njëjti të lirohet nga detyra e anëtarit të këtij Komisioni, me arsyetimin për të shmangur konfliktin e interesit.
Në vend të tij, KPK si anëtar kishte caktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ndërsa, si kryesues të këtij Komisioni, anëtarët e Këshillit kishin zgjedhur kryeprokurorin Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Sipas njoftimit të KPK-së, testi kualifikues për 422 kandidatët që kanë aplikuar në këtë konkurs, do të mbahet më 19 maj 2024.
Ndryshe, sipas legjislacionit në fuqi, një kandidatë për t’u zgjedhur prokuror i shtetit, përveç kalimit me sukses të testit kualifikues, ai duhet të jetë i suksesshëm edhe në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.
Të gjithë kandidatët që kalojnë me sukses këto tri proceseve, emrat e tyre dërgohen nga KPK-ja për dekretim te Presidentja e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, ky konkurs ishte shpallur më 15 janar 2024 dhe KPK ende nuk ka arritur ta mbajë testin kualifikues as pas më shumë se tre muajve që nga shpallja e konkursit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...