Dy pronarë po synojnë të marrin një banesë në qendër të Prishtinës. I pari është një banor i Kaçanikut që thotë se ka blerë pasluftës pronën e paluajtshme. Pronari i dytë është Ibër Lepenci. Kjo kopani ka angazhuar edhe përmbarues privat për ta liruar banesën. Kjo për shkak se objekti është shitur disa herë por jo nga pronari i vërtetë, Ibër Lepenci.
Si shumë objekte banesore që pas luftës shumë shqiptarë i blenë nga serbët e disa edhe nga vetë shqiptarët edhe Akipi nga Kaçaniku kishte vendosur që të blinte një të tillë në Emshir të Prishtinës shumë pranë objektit të Ibër Lepencit.
Por tash mbas 12 viteve që ka blerë këtë banesë atij po i duhet të përballet me gjyqin e edhe përmbaruesit privat.
Por një përmbaruese e cila është angazhuar nga kompania Iber Lepenc është ajo që jep ultimatumin që kjo familje të lëshoj banesën, raporton T7.
Po ekzekutimi për të lëshuar banesën nuk vjen në emër të Akipit.
Arsyeja pse ndërmarrja “Ibër Lepenci” akuzohet nga kjo palë është se banuesi i parë që ishte pjesë e kësaj banese ishte i komunitetit serb, por gjithashtu edhe punëtor i kësaj ndërmarrje publike.
Por pas kësaj Kozmaqi tregon që punëtori i serb i “Ibër Lepencit” nuk ka arritur t’i dal zot banesës të cilën ia kishe lëshuar në shfrytëzim ndërmarrja.
Procedura të shumta gjyqësore ishin bërë për të njëjtin apartament banesor. Gjykata madje kishte dhënë edhe fjalën e saj të fundit shpesh herë. Por përfaqësues të “Iber Lepencit” besojnë që diçka nuk ka shkuar me sistemin e drejtësisë për gjatë këtyre viteve.
Përmbaruesja Emine Lybeniqi e cila është angazhuar në këtë rast në një përgjigje me e-mail për T7 ka thënë se lënda ka pritur ekzekutimin në gjykatë, e cila nuk është kryer për shkak të numrit te vogël te gjyqtareve dhe numrit të madh të lëndëve, banesa sipas shkresave të lëndës është shitur e stërshitur nga jo pronari.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç