Ushtron dhunë psikike ndaj nënës , prishtinasi në arrati

12:39 | 12 Nëntor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se një qytetare në Prishtinë ka informuar se djali i saj në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj, transmeton arbresh.info.

“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se djali i saj mashkull K-Shqiptar (i mitur), në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati. “, thuhet në raportin e policisë/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme