Google ADS

Ushtroi dhunë ndaj të dashurës dhe e mbajti të mbyllur për tri ditë, arrestohet ferizajasi

18:05 | 23 Korrik 2022
E.H

Është arrestuar sot një person me iniciale A.Sh 29 vjeçar nga Policia e Ferizajt për dhunë në familje.

“Sot, rreth orës 11:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Policisë, i dyshuari dy ditë më parë pas një mosmarrëveshje më të dashurën e tij M.A 30 vjeçare, i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë.

Viktima kishte arritur ti njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar policinë.

“Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në Familje dhe Lëndim i lehtë trupor””, thuhet më tutje në komunikatë nga PK./arbresh.info/

Të ngjashme