Është arrestuar dje një person në Pejë, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, djali i personit të dyshuar ka dorëzuar në polici një pushkë gjysëm-autmatike, duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes.
Policia në shtëpinë e të dyshuarit ka sekuestruar 36 fishekë, një karikator dhe 5 thika te ndryshme.
“Pejë, 31.05.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes. Dëshmitari mashkull kosovar, djali i të dyshuarit, kishte dorëzuar policisë një pushkë gjysëm-autmatike pasi ia kishte marrë të dyshuarit duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes. Në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 36 fishekë, një karikator dhe 5 thika te ndryshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...