Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria e Shqipërisë po vijojnë stërvitjet ndërkombëtare ushtarake në Kroaci, përkrah ushtarakëve të NATO-s.
Përpos Kroacisë, kjo stërvitje ushtarake e NATO-s do të zhvillohet edhe në Slloveni e Hungari, ndërsa do të përfundojë më 6 qershor.
Rreth 1,600 ushtarakë nga Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Mali i Zi, Kosova, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Italia dhe Gjermania janë pjesë e kësaj stërvitje.
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka shprehu krenarinë për Forcat e Armatosura Shqiptare të cilat po stërviten përkrah vëllezërve kosovarë dhe ushtarakëve të NATO-s.
“Batalioni i II i këmbësorisë dhe Policia Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare ‘Immediate Response 19’ në Kroaci vijojnë të tregojnë aftësitë dhe nivelin e lartë të përgatitjes përkrah ushtarakëve të NATO-s dhe vëllezërve nga Kosova. Krenari për FA”, thekson Xhaçka.
“Batalioni i II i këmbësorisë dhe Policia Ushtarake në stërvitjen ndërkombëtare “Immediate Response 19″ në Kroaci vijojnë të tregojnë aftësitë dhe nivelin e lartë të përgatitjes përkrah ushtarakëve të NATO-s dhe vëllezërve nga Kosova”, ka shkruar ministrja shqiptare e Mbrojtjes.
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...