Ushtrimet e para të UÇK-së në Drenicë

22:13 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Në këtë vend ku sot po këndohet dikur kërsitke pushka. Në çdo 11 qershor në Llaushë të Skenderaj, shënohet fillimi i organizimit të grupeve të para të armatosura.
Kjo datë është shumë e veçante për ata që para 26 vitesh guxuan të organizohen dhe të stërviten për luftën që do niste më pas.

Prandaj të hënën banorët e Llaushës dhe protagonistet e kësaj ngjarje u nisen tek vendi i quajtur “Shpat” për të kujtuar stërvitjet e para që u mbajtën qysh në vitin 1992.

 

Rruga deri atje tash është e lehtë për dallim prej vitit 1992 kur gjithçka bëhej në fshehtësi të madhe dhe me një rrezik të lartë.

Ata që organizuan këto ushtrime por edhe ata që duhet të dinë për to, shkuan në vendin ku realisht nisi punën Akademia ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E ish-udhëheqësi i këtij grupi tregon fillimet e para.

Nga ky organizim fillimisht modest më pas ndodhet zhvillime tjera për të cilat ushtarët e UCK-së të stërvitur nga Hysen Geci ishin më të përgatitur.

Pjesë e kësaj grupe që mori leksione ushtarake ishte edhe Gani Geci.

Ushtarët e UÇK’së që tashmë kishin një përgatitje më të mirë, u munduan ta ndihmojnë edhe komandantin legjendar.

Sa herë vjen 11 qershori, Hysen Geci mbledh bashkëfshatarët dhe ish ushtarët për ta shënuar këtë ngjarje e cila mbetet si kujtim i bukur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme