Google ADS

Ushtria siriane nis sulmin mbi bastionin e fundit të ISIS-it

17:39 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ushtria siriane me aleatë ka nisur sulmin ndaj bastionit më të madh të mbetur të Shtetit Islamik në Siri e Irak.

Shteti Islamik gati është shkatërruar përgjatë dy viteve të fundit, duke mbetur vetëm në Albu Kamal në Siri, Rawa në Irak, dhe në disa fshatra e shkretëtira, transmeton portali arbresh.info

Në kulmin e fuqisë më 2015, ISIS sundoi mbi një hapësirë të dy vendeve, duke zhdukur kufirin e tyre, duke shtypur para, duke imponuar ligje drakoniane dhe duke planifikuar sulme në të gjithë botën.

Të mërkurën, ushtria dhe aleatët e saj rrethuan Albu Kamalin dhe filluan të hyjnë në atë, tha televizioni pro-Hezbollah al-Manar.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut, një monitor i luftës me bazë në Britani, raportoi se milicia e Irakut kishte kaluar në Siri për t’u bashkuar me sulmin, por ata e kanë mohuar këtë gjë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme