Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se pas një diskutimi me Komandantin e Përgjithshëm të Serbisë, presidentin Aleksandër Vuçiq është marr vendim për riaktivizimin e ligjit që përcakton shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Lidhur me këtë ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka shkruar se kjo politikë e Serbisë përpos që ka për qëllim përgatitjen masive të popullatës për situata luftarake, do të ndikoj edhe në emigrimin e të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.
Postimi i plotë i tij:
Pas armatimit me mjete ofansive gjate viteve te fundit, Serbia eshte duke e be edhe hapin tjeter ne fuqizimin ushtarak. Beogradi tani eshte duke e pergatitur edhe sherbimin e detyrueshem ushtarak prej kater muajve.
Kjo politike e Serbise perpos qe ka per qellim pergatitjen masive te popullates per situata luftarake, do te ndikoj edhe ne emigrimin e te rinjeve shqiptare nga Lugina e Presheves, pasi edhe ata do te detyrohen te jene pjese e sherbimit te detyrueshem ushtarak. Permes saj padyshim se do te behet ne menyre te heshtur edhe nderrimi i metutjeshem i struktures etnike ne keto territore.
Perpos politikes ne Prishtine dhe Tirane, perendimi duhet ta kete ne vemendje te plote ate se cfare eshte duke be Serbia ne kete fushe. Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbise nenkupton edhe me shume trupa ushtarake te NATOs ne rajon per te siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit