Google ADS

Ushtria serbe në tokat shqiptare gjatë vitit 1912 (Foto)

08:26 | 8 Gusht 2015
M. A.

Rreth vitit 1910, pak përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një lëvizje të gjerë të malësorëve në Veri të Shqipërisë, të cilët morën pushkët dhe iu rebeluan Perandorisë Osmane, e cila kishte marrë gjithsesi një udhë pa kthim drejt kapitullimit.

Në këtë kohë, me sprapsjen e turqve, vendet e Ballkanike që kishin sadopak një organizim shtetëror ndërmorën një lidhje dhe nisën kështu luftërat ballkanike; e para kundër turqve dhe e dyta mese vetë ish-vendeve osmane ndaj njëri-tjetrit për të marrë sa më shumë të mundeshin nga ajo që linin osmanët.

Përpara një situate të tillë, malësorët shqiptarë iu kundërvunë serbo-malazezëve të cilët përpiqeshin të përparonin në Shqipëri për të zgjeruar shtetin e tyre të ardhshëm, shkruan Mapo.

Avancimi i tyre kulmoi deri me mbërritjen e trupave serbe në Durrës gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në këto foto dëshmohet prangosja e malësorëve dhe stacionimi i trupave serbe në veri të Shqipërisë, si gjatë luftërave ballkanike ashtu edhe gjatë Luftës së parë botërore.

(Robërit shqiptarë, Malësorët në Mal të Zi. tetor 1912)

(Ushtria serbe në tetor 1912, Shkup)

(Turqit robër, tetor 1912, Shkup)

(Ushtria serbe dhe paria e qytetit të Shkupit, tetor, 1912)

(Ushtria serbe në Moravë, dhjetor 1915)

(Ushtria serbe, Lumë, dhjetor 1912)

(Ushtria serbe, Lumë, dhjetor 1915)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme