Megjithëse Qeveria ka proceduar në Kuvend projektligjet për shndërrimin e FSK-së në ushtri, kjo iniciativë nuk pritet të shkojë deri në fund për shkak të kundërshtimit nga ndërkombëtarët.
Deputetë dhe njohës të zhvillimeve politike thonë se ushtria nuk mund të bëhet pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Ndonëse gjatë javës së shkuar Qeveria e Kosovës nisi iniciativën për bërjen e ushtrisë, duke votuar Pakon e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, një nismë e tillë vështirë që do të procedohet në Kuvend para deputetëve.
Qeveria ka deklaruar se nisma për formimin e ushtrisë tashmë mbetet çështje e Kuvendit, ndërsa anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe për Mbikëqyrje të FSK-së thonë se ende nuk dihet se kur kjo iniciativë do të trajtohet në Komision, shkruan më tutje “Zëri”.
Ndërkaq deputetë nga opozita mbeten skeptikë nëse kjo nismë do të jetësohet.
Sipas tyre, transformimi i FSK-së duhet të ndodhë në koordinim të plotë me SHBA-në dhe me NATO-n.
Ndërkohë, njohësit e çështjeve ushtarake konsiderojnë se Kosova është vonuar tejet shumë në aspektin e formimit të ushtrisë, ndaj kjo çështje duhet të përmbyllet deri në fund të këtij viti.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...