Një ekip e ushtrisë nga Jordania kanë realizuar një trajnim në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim të Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Siç njofton faqja zyrtare e FSK-së ky trajnim është realizuar për tri javë .
“Për tri javë është realizuar trajnimi në pjesën teorike dhe praktike, ku 10 ushtarak nga Jordania dhe 5 nga FSK kanë ndjekur trajnimin duke u përgatitur në njohuritë bazë dhe të avancuara në temat: Hapja dhe Siguria e rrugëve deri te viktimat përmes thyerjeve, prerjeve dhe pajenderimeve , ndihmën e parë mjekësorë, evakuimin e viktimave etj”, njofton FSK, përcjell Arbresh.info
Tuje përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, Drejtori i QNTKSH, John Donne si dhe oficerë të FSK-së e të NALT-it.
“Ministri Mehaj dhe Gjeneral Haziri vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes dy ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët, Kapiten Ahmad nga ushtria Jordaneze falënderoj FSK-në për mundësin e krijuar për të realizuar trajnimin e Kërkim Shpëtimit, dhe përgëzoj Qendrën e KSH për aktivitet dhe operacionet e realizuara të kësaj njësie e në veçanti operacionin e realizuar në Republikën e Turqisë pas tërmetit”, përfundon komunikata./Arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre