Me miratimin e tri ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Kuvendi më 2018’ën, u hap edhe rruga e cila i mundësohet transformimi në Ushtri të Kosovës.
Transformimi i FSK-së është duke vazhduar.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se viti 2027-2028, është koha kur edhe do të përfundoj transformimi dhe FSK-ja do të shpallë kapacitetet e plota si ushtri.
“Përkundër vështirësive ne do të arrimë që në vitin 2027-2028, t’i shpallim kapacitete e plota si ushtri. Një nga parakushtet që ushtria të behët anëtare e NATO-s, është që Kosova të ketë një organizmi, plan ushtarak, i cili aplikon dhe arrin standardet më të larta të NATO-s.”
Anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike, e njohur si NATO, ka qenë dhe mbetet synim i Kosovës, institucionet e së cilës do të vazhdojnë ta trasojnë rrugën.
Ministri i Mbrojtjes, është i bindur se FSK-ja, do të jetë aleati i NATO-s, por që këtë e sheh edhe si problem politik.
“Sa i përket çështjeve ushtarake në i kemi vlerësimet më të larta nga të gjitha autoritetet ushtarake duke u nisur nga ato të NATO-s, KFOR-it, dhe partnerëve tonë të tjerë jemi në nivelin e duhur jemi transparent jemi bashkëpunues jemi në koordinim të mirë duke paraqitur një faktor të rëndësishëm të paqes, jo vetëm në vend por edhe ne rajon. Kjo mbetet edhe punë e politikës dhe diplomacisë që të bëjë të ditur këtë”, ka thënë Quni për arbresh.info.
Intervista e plotë:
https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/3367523063312762
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...