Ushtria e Kosovës fillon aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut

07:00 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë sot aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Aksioni zhvillohet në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut që organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës për këtë vit, në të cilin vullnetarisht do të dhurojnë gjak ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe shërbyesit civilë të MM-së dhe FSK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme