Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se ndryshimi i mandatit të FSK-së është një e arritur e Kosovës që do të përmbyllet në fund të këtij viti.
“Unë mendoj se shqiptarët kanë shumë të arritura me të cilat duhet të krenohemi por pa dyshim se edhe mandati i ri i FSK-së është një e arritur e shumë pritur dhe mendoj se këtë vit do të do të kemi të rrumbullakuar shtetësinë e Kosovës”.
Berisha është shprehur optimist se Kosova në fund të vitit do të ketë ushtrinë e vet.
“Mendoj se nuk ka arsye që të shtyhet. Pritjet tona janë që kjo të ndodhë në muajin dhjetor dhe jam më se i bindur që në muajin dhjetor do të kalojnë tri projektligjet në lexim të dytë në Parlamentin e Kosovës”.
Ai ka folur edhe për ndryshimin e komandës së KFOR-it duke thënë se shpreson se edhe me komandantin e ri Lorenzo D’Addario do të kenë bashkëpunimin e njejtë sikur me komandantin paraprak Salvatore Cuoci.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...