Analisti Agon Maliqi gjatë një interviste për “Zërin” thotë se çështja e ushtrisë së Kosovës do të hapet pas zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Sipas tij, ekziston mundësia që të arrihet një marrëveshje-pako për ushtrinë, për Asociacionin dhe për rikthimin e Listës Serbe në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.
Kosova nuk futet në konflikt me ndërkombëtarët me nisma si kjo e presidentit Thaçi për transformimin e mandatit të FSK-së, por vetëm në agjendën e tyre. Kështu ka thënë analisti politik, Agon Maliqi.
Sipas tij, edhe pse presidenti Thaçi njihet si një njeri që çdo hap e bën me kalkulimin personal politik, kjo nismë e tij ka edhe logjikën e interesave shtetërore.
Sipas Maliqit, aleatëve së fundmi nuk po u ngutet për çështjet e mbetura pezull të Kosovës dhe në këtë drejtim kjo nismë ka pasur efekt.
Madje ai ka thënë se kundërshtimi ndërkombëtar momentalisht më shumë është për t’i shkuar për “shtati” politikës së Vuciqit, i cili po e deklaron si fitore të tij në procesin zgjedhor kundërshtimin ndërkombëtar karshi ushtrisë së Kosovës.
Megjithëkëtë, ai beson se kjo çështje do të rihapet pas zgjedhjeve të atjeshme, ku ndoshta do të mundë të arrihet një marrëveshje-pako për ushtrinë, Asociacionin dhe për rikthimin e Listës Serbe në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.
Sa i përket rëndësisë së formimit të ushtrisë në këto momente, Maliqi ka thënë se pa disa shtylla të shtetësisë si njohja nga organizatat ndërkombëtare, si OKB-ja dhe ushtria, ne mbetemi në nivelin e shtetësisë së kontestuar
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...