Sot është liruar nga burgu ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj. Lekaj ka qenë i dënuar nga Gjykata për krime të luftës në Beograd, me 13 vite kundër popullsisë civile.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmu avokati Teki Bokshi.
“Sot lirohet nga Burgu Padinska Skela – Beograd Anton Lekaj nga Gjakova i cili eshte gjykuar nga Gjykata per krime te luftes ne Beograd. Ka qene i denusr 13 vite per krime lufte kunder popullsise civile – neni 142 te KP te ish RSFJ. Denimin e ka vuajt deri diten e fundit. As nje minut nuk ia kane fale”, tha Bokshi.
Gazeta Insajderi, para pak kohe kishte publikuar, dosjen e gjykimit dhe dënimit të Lekajt. Ajo përmbante dëshmitë e të mbijetuarve si dhe dokumente të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, BIA.
Lekaj është dënuar në Serbi për shkak të pretendimeve se ka kryer burgosje të kundërligjshme, veprime çnjerëzore, tortura, lëndime të integritetit trupor, përdhunime dhe vrasje.
Më 12 qershor të vitit 1999 rreth orës 17, në afërsi të fabrikës tekstile “Emin Duraku”, Lekaj së bashku me Arben Shkupin, Besim Bishtrazhinin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë ndaluar kolonën e dasmorëve në të cilën ndodheshin, Sofije Tafa – 14 vjeçe, Hasan Tafa, Shaban Bala, Bedri Shala, Rexhë Shala, Gzim Zeqiri, Afijeta Zeqiri, Zvezdan Lushaj dhe Sali Berisha.
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë