Google ADS

Ushtarët e KFOR-it vrapojnë 22 km me ngarkesë 10 kg

08:19 | 3 Korrik 2022
A. B.

Kontingjenti danez i KFOR-it organizoi sot “DANCON March”, një traditë që daton që nga viti 1972 në vendin e tyre.

Sipas njoftimit, mbi 800 ushtarë dhe civilë që shërbejnë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, morën pjesë në sfidën për të festuar 50-vjetorin e saj.

“Sfida përbëhej nga një marshim terreni 22 km, me individë që mbanin një ngarkesë prej 10 kg. Rruga nisi nga kampi Novo Selo, duke u dredhur kështu në kodrat dhe fshatrat e bukura përreth. Ishte një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit që të vlerësonin një kauzë të mirë në mbështetje të veteranëve danezë të lënduar”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme