Ushtarët e KFOR-it e mbajnë stërvitjen “Spur Ride”

18:29 | 9 Shtator 2024
E.G

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR -i ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë.

Sipas njoftimit, ushtrimi u krye nga ushtarët danezë, finlandezë, letonezë, polakë, turq dhe britanikë, shkruan Arbresh.info.

Aktiviteti përfshirë stërvitjen quhet “Spur Ride”.

“Kjo ngjarje teston aftësinë fizike, njohuritë e njësisë dhe aftësitë e skautëve të kalorësisë të të gjithë të përfshirëve”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/

Të ngjashme