Ushtarët e FSK-së ngjiten në majën Mont Blanc

09:59 | 4 Gusht 2022
A. B.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë arritur të ngjiten në majën më të lartë në Evropën Perëndimore, Mont Blanc.

Në njoftimin për media, ministria thotë se është krenare me këtë sukses të jashtëzakonshëm.

“Ushtarakët tanë përveç majave të suksesit në operacione arrijnë edhe majën më të lartë, Mont Blanc-un e famshëm. Pas disa ditë ecje tejet sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4810 m”.

“Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm. Krenar me ju djema! Forca për sfidat e sukseset e radhës!”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme