Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një trajnim dyditor në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel dhe Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës.
Ky aktivitet trajnues u fokusua në menaxhimin e situatave emergjente, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e parë, duke synuar rritjen e përgatitjes së përbashkët për përballimin e çdo skenari të mundshëm.
Përmes një njoftimi në Facebook, përfaqësues të KFOR-it theksuan se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të mbështetur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.
Gjermania i ka tre vjet “për të riorganizuar ushtrinë”
Debati për Spaçin, Berisha: Përpjekje për të mbyllur me suva...
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbroj...
Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan me garë miqësore në sh...
HIV në rritje – 10 raste të reja në pesë muaj
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policin...