Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnime për dominimin e mjeteve të pashpërthyera në Drenicë

18:26 | 11 Shtator 2024
R J

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e mjeteve të pashpërthyera në rajonin e Drenicës.

Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarë amerikanë të cilët janë për mjete shpërthyese, e që janë caktuar nga Komanda Rajonale e Lindjes në KFOR.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”,  thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme