Ushtarë të rinj i bashkohen FSK-së, Haradinaj: Mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për atdheun

13:21 | 29 Dhjetor 2023
E.K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha sot se është mahnitëse gatishmëria e të rinjve për të shërbyer atdheun.

Haradinaj ka thënë se ka qenë gjithmonë në mbështetje të Forcës së Sigurisë.

“Është mahnitëse gatishmëria e të rinjve tanë për të shërbyer për Atdheun. Sot u certifikuan edhe 325 ushtarë të rinj. Me këtë rast, uroj shumë suksese për ta, në këtë rrugë fisnike. Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve. Por, sot ndjehem i shqetësuar për trajtimin jo të dinjitetshëm të Forcës nga qeveria aktuale. Me dhjetëra miliona euro të buxhetit, u humbën këtë vit, për shkak të papërgjegjësisë qeveritare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë

“Këto veprime të Qeverisë, cungojnë kapacitetet tona të sigurisë. Kosova do të hyjë në vitin që po vjen, me 58 milionë euro më pak armatim, municion e mjete ushtarake. Përpos vullnetit qytetar për të shërbyer, siguria e vendit kërkon përkushtim madhor dhe serioz të qeverisë”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info

Të ngjashme