Sot në FSK ka qëndruar një delegacion ushtarakësh-ekspertë nga Qendra për Zhvillim të Lidershipit dhe Edukim Civil të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të prirë nga komandanti Volker Brasen dhe nënkolonel Martin Gerster.
Delegacioni gjerman u prit, nga ministri Haki Demolli dhe drejtori i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi.
Demolli e falënderoi delegacionin ushtarak gjerman për ndihmën e pakursyer që Gjermania dhe Forcat e saj Ushtarake i kanë dhënë ndër vite FSK-së për edukimin dhe trajnimin ushtarak, si dhe për mbështetjen e dhënë për integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.
Ministri po ashtu i njoftoi ekspertët ushtarakë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së si; bashkëpunimin ndërkombëtar, arritjet profesionale, e në veçanti lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në FAK.
Vlen të ceket se delegacioni ushtarak gjerman, në bazë të Planit të bashkëpunimit dypalësh që ka MFSK-ja me Gjermaninë, që nga data 20 shkurt ka filluar mbajtjen e seminarit me temë “Forcat e Armatosura në Demokraci” i cili do të vazhdojë deri më 24 shkurt.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...