Google ADS

Ushtarakët e FSK-së certifikohen në trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla

16:12 | 10 Tetor 2024
Q L

Ushtarakët e Kosovës certifikohen në trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se Trajnimi Taktika me Njësi të Vogla është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore, shkruan Arbresh.info.

“I adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, që është një trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhimi i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit” thuhet në postmin e Facebookut të FSK-së

Tutje thuhet se: “Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake ka vazhduar të realizoj me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme