Procesi i plakjes përshpejtohet ose ngadalësohet sipas stilit të jetesës që bëjmë.
Jeni ende në kohë të bëni ndryshimet e duhura për të parandaluar shfaqjen e rrudhave duke përfshirë në regjimin ushqimor 10 ushqimet e mëposhtme.
Këto fruta perime erëza dhe lëngje përmbajnë antioksidantët më të fuqishëm dhe do të bëjnë mrekulli.
1. Qershi, shegë dhe boronica Janë të pasura me vitaminë C dhe promovojnë prodhimin e kolagjenit.
2. Çaji jeshil
Një tjetër burim antioksidantësh që ndihmon lëkurën të rigjenerohet.
3. Karotat, pjeshkat dhe kajsitë
Frutat që përmendëm janë të pasura në vitaminë A dhe beta karoten. Të dyja parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe ndihmojnë indin epitelial të rigjenerohet nëse ka pësuar dëmtime falë faktorëve të jashtëm atmosferikë.
4. Domatet
Domatet mbrojnë lëkurën kundër rrezeve të dëmshme të diellit UVA dhe UVB deri në 30%, e gjitha kjo fale antioksidantit lycopene.
5.Vaji i ullirit dhe ullinjtë
Përbërësit kryesor të dietës mesdhetare, që janë burime të shkëlqyera të vitaminës E dhe antioksidantëve gjithashtu. Mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe e mbajnë atë të hidratuar në nivel qelizor.
6. Kosi
Ky derivat i qumështit lufton iritimet dhe skuqjet e lëkurës pasi është i pasur në probiotikë, baktere të mira për organizmin e njeriut.
7. Arrat
Arrat dhe frutat e tjera të thata përmbajnë yndyrë të shëndetshme dhe vitaminë E që hidratojnë lëkurën dhe parandalojnë inflamacionin.
8. Peshku
Falë acideve yndyrore të shëndetshme omega 3, peshku është lloji i mishit që nuk e lë lëkurën të thahet dhe i jep shkëlqim.
9. Mjalti Mjalti ka veti antibakteriale antioksiduese antiinflamatore dhe antiseptike, dhe konsiderohet miku më i mirë i lëkurës suaj.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...