Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.
Haradinaj shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe angazhimin e USAID-it në Kosovë, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.
Në veçanti, Haradinaj e falënderoi Hope për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe krijimin e nje ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, si rezultat i të cilit Kosova shënoi progres duke u renditur në pozitën e 40-të, sipas Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2018.
Gjatë takimit, i pari e ekzekutivit e njoftoi drejtorin e USAID për përkushtimin e qeverisë në zbatimin e prioriteteve, në veçanti për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të USAID-it në realizimin e këtyre prioriteteve, shkruan arbresh.info.
Drejtori Hope, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore./arbresh.info
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet