Një ndër problemet me të cilat ballafaqohen bizneset në vend është vështirësia për qasje në financa. Për këtë çështje po zbatohet një projekt i USAID-it, i cili po e mbështet Qeverinë në hartimin e draftligjit për krijimin e fondeve investive dhe tregun e kapitalit.
Për pak muaj Kosova do mund të këtë fonde investive private. Kjo pasi me sponsorizim dhe mbështetje të USAID-itit, po hartohet draftligji për fondet investive dhe tregun e kapitalit. Drejtori i projektit promovimi i investimeve dhe qasja në financa, Artan Sadiku thotë se qëllimi i projektit ndër të tjera është mbështetja ndaj Kosovës për ndërtimin e fondeve investive si alternative e re për qasje në financa.
“Ne jemi të interesuar që ta mbështesim ndërtimin e një fondi invetiv në Kosovë për këtë arsye qëllimi primar I projektit tonë është që ta krijojmë fillimisht kornizën ligjore, duke e sponsorizu draftimin e ligjit përmes ekspertëve dhe duke i ndihmu qeverisë së RKS-së që ta ndërtoj një ligj cili është në linjë me direktivat e EU-së”, tha Sadiku për RTK.
Sadiku thotë se nëpërmjet projektit janë angazhuar edhe ekspert ndërkombëtar për hartimin e ligjit
“Çka kemi bërë ne si projekt në këtë aspekt është kriju grupi punues prej qeverisë së RKS-së dhe ne si USAID jemi duke e mbështet draftimin e tregut të kapitalit dhe fondeve investive ku kemi angazhuar ekspert me renome botërore të cilët do ta mbështesin krijimin e draftligjit sikur për tregun e kapitalit ashtu edhe për tregun e investimeve. E saktë, Kosovës i mungon tregu i kapitalit, ju e dini që qasje në financa bizneset kanë vetëm në institucione financiare siç janë bankat dhe institucionet mikrofinanciare por mungojnë alternativat tjera të financimit, qoftë të kapitalit qoftë të borxhit, sektori privat ka nevojë për këto alternativa për tu zgjeruar, për të investuar”, tha ai
Për këtë çështje, programi promovimi investimeve dhe qasjes ne financa bashkë me Oden Ekonomike Amerikane organizoi diskutim me ekspert te huaj për te marre shembujt se si janë krijuar fondet investve në Luksemburg, Kroaci, Slloveni e vende te tjera.
David King, autor i konceptit të fondit investues në Bosnjë tha se është shumë mirë që ky projekt ka mandat prej USAID-it që të bëjnë një gjë të tillë, sepse nuk është shumë tipike, dhe e uroj këtë mision.
Ai tha se gjëja më e rëndësishme është nevoja veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme që të kenë qasje më të mirë në financa
“Preferoj fond lokal, besoj shumë në të, mendoj se ka likuiditet që të krijohet një fond i tillë, i regjistruar këtu në Kosovë, me ligjet e Kosovës, që do të tërheq mjetet që janë këtu, industritë që që kanë kapital, njerëzit që kanë para”, tha King.
Sipas eksperteve që ishin prezent ne këtë diskutim, për te qenë fondi investiv i vetqëndrueshëm dhe të gjeneroj profit, minimumi i fondit duhet jete 30-50 milionë euro.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...