Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur sot në takim një takim një delegacion të misionit të USAID-it në Kosovë, kryesuar nga drejtori James Hope, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim drejtori Hope është interesuar për vizitën që ministrja Reshitaj ka pasur në pjesën e dytë të muajit mars në SHBA, konkretisht takimin me drejtuesit e USAID-it në Washington.
Ministrja e ka informuar drejtorin Hope për takimet, mbështetjen që ka marrë nga atje dhe gatishmërinë e treguar për mbështetjen e disa projekteve të MMPH-së.
Drejtori i USAID-it në Kosovë, u shpreh i gatshëm për ta ndihmuar ministren në projektet e saja.
Sipas tij ky takim është vazhdimësi e diskutimeve apo takim pasues i atij në Washington.
“Sa herë që të jeni në Washington, USAID-i është i gatshëm të ju pres atje. Puna juaj për Kosovën është shumë e rëndësishme dhe ju jeni në rrugën e duhur për të bërë ndryshime pozitive, dhe për këtë do të keni përkrahjen tonë. Kjo është arsyeja që dëshirova të takohemi sot, të vazhdojmë të punojmë bashkë në planifikimin hapësinor dhe projekte tjera”, deklaroi Hope.
Hope tha po ashtu se janë duke shikuar mundësitë për disa ekspertë që punojnë ne sektorin e ujërave të bëjnë një vizitë studimore në SHBA si pjesë e disa programeve të ambasadës.
Ministrja Reshitaj në fund falënderoi shefin e USAID-it në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës./arbresh.info/
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...