Programi i USAID-it, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), ka prezantuar sot rezultatet e gradimit dhe vlerësimit të kapaciteteve të organizatës, ku Gjilanin e ka vlerësuar si kampion në indikatorët në fushën e transparencës.
“Si program u kemi ofruar mbështetje dhe gjithëpërfshirje pesë komunave, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Prishtinës dhe Vushtrisë. Në kuadër të monitorimit dhe vlerësimit, Komuna e Gjilanit dhe ajo e Vushtrrisë prijnë në këtë fushë në bazë të indikatorëve të publikimit të informatave në prokurim, ato për buxhetin për vitin 2018 dhe publikimin e planit të punës, ku edhe ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraprak”, ka thënë Agim Salihu, zyrtar i projektit të USAID, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.
Ndërkohë, drejtori i këtij programi, Stephen Carpenter, ka thënë se bazuar në kushtet e gradimit, Komuna e Gjilanit ka rritje të performancës në përgjithësi, nga 44 për qind në vitin 2017, në 53 për qind të gradimit për vitin 2018.
Ai theksoi se sfidë edhe këtë vit ka qenë prokurimi, marr parasysh numrin e zyrtarëve të suspenduar si pasojë e një aktakuze të prokurorisë, por ka përgëzuar menaxhmentin për angazhimin e disa zyrtarëve për mbulimin e këtij boshllëku.
“Gjilani ka shënuar përparime disa lëmi, siç është transparenca, ka qenë shumë në nivel të lartë sa i përket publikimit të informatave për buxhetin, planifikimin e punës, sikurse që është komuna e parë që e ka hartuar Librin Komunal të Proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike. Por, problem kanë qenë anulimi i një numri të madh të aktiviteteve të prokurimit dhe numri i ankesave të operatorëve, po ashtu ka qenë i madh. Komuna e Gjilanit e ka dëshmuar mund të përmirësohet dhe besoj që në dy vitet e ardhshme mund të arrij në nivel edhe më të lartë”, ka deklaruar Carpenter.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka falënderuar USAID’in për vlerësimin dhe mbështetjen në këtë dhe programet tjera për këtë komunë, në të mirë të përmirësimit të performancës.
Ai është zotuar se në mbledhjen e radhës së bordit të drejtorëve do të diskutohen për të gjeturat dhe rekomandimet, në mënyrë që të përmirësohen fushat ku ka ngecje.
‘Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse’ (TEAM) është projekt pesëvjeçar i financuar nga USAID që ka filluar me 11 janar 2017 dhe është planifikuar të përfundojë në janar 2022. Projekti është i dizajnuar që të përmirësojë drejtësinë, transparencën dhe mbikëqyrjen e prokurimit duke ofruar asistencë të plotë në të gjitha 38 komunat e Kosovës, me theks të veçantë në pesë komunat që janë në fokus të projektit përmes mentorimit, trajnimit dhe stërvitjes për të përmirësuar llogaridhënien për fondet dhe shpenzimet publike.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...