Google ADS

USAID e përkrahë Drenasin në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje

14:12 | 23 Qershor 2021
S D

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje te Mjedisit Flutura Avdiu, së bashku më zyrtarë të drejtorisë, dhe të zyrës për komunikim me publikun, kanë pritur në takim përfaqësuesit e USAID, programit për qeverisje ekonomike.

Në takimin e mbajtur përfaqësuesit e USAID kanë njoftuar se, bazuar në informatat mbi performancën, rezultatet në procesin e legalizimit, menaxhimin e të dhënave, koordinimin, bashkëpunimin dhe kapacitetet e angazhuara në procesin e legalizimit dhe rezultateve të arritura deri me tani në Drenas, kanë vendosur të përzgjedhin Komunën e Drenasit për mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

USAID, Programi për Qeverisje Ekonomike në bashkëpunim me MMPHI do të mbështesë Komunën e Drenasit në procesin e legalizimit, me fokus të theksuar në informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve, si dhe do të ofrojë mbështetje në proces, shqyrtim të progresit dhe menaxhim të të dhënave./arbresh.info/

Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme