Google ADS

USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i përkushtimit për ekonominë dhe demokracinë

15:01 | 24 Nëntor 2024
E.G

Ndihmësadministratorja e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Erin McKee ka qëndruar këtë javë për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite zyrtare ajo u takua me zyrtarë të Kosovës, partnerë, udhëheqës të shoqërisë civile, të rinj, media dhe përfitues, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me këtë Ambasada e ShBA-së në Kosovë në njoftimin e saj thotë se kjo vizitë thekson mbështetjen 25 vjeçare të USAID-it në Kosovë dhe riafirmon përkushtimin e SHBA-së për demokracinë e Kosovës, rritjen ekonomike dhe integrimin euroatlantik, duke forcuar stabilitetin rajonal dhe vlerat e përbashkëta.

“Ambasada e SHBA-së pati nderin të mirëpresë në Kosovë këtë javë Ndihmës Administratorin e USAID-it të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Erin McKee! Gjatë vizitës së saj të ngarkuar, Ndihmës Administratorja McKee u takua me zyrtarë të Kosovës, partnerë, udhëheqës të shoqërisë civile, të rinj, media dhe përfitues. Kjo vizitë thekson mbështetjen 25 vjeçare të USAID-it në Kosovë dhe riafirmon përkushtimin e SHBA-së për demokracinë e Kosovës, rritjen ekonomike dhe integrimin euroatlantik, duke forcuar stabilitetin rajonal dhe vlerat e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme