Google ADS

Ursula von der Leyen: Qytetarët e Kosovës nga 1 janari udhëtojnë pa viza

15:30 | 30 Tetor 2023
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se pas 1 janarit kosovarët do të lëvizin lirshëm.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të vrarit të rreshterit policor me 24 shtator. Faleminderit që na pritët. Kosova ka bërë një progres shumë të qëndrueshëm, ju përgëzojmë. Natyrisht ka edhe shumë, këtë shteg dhe rrugë do ta kalojmë së bashku. Më kujtohet vitin e kaluar kur bashkërisht bëmë një thirrje të përbashkët për vizat, natyrisht pas 1 janarit kosovarët do të lëvizin lirshëm. Kjo po bëhet pas një angazhimit të madh që e kemi bërë bashkërisht. Tash kemi 30 miliardë investime me Ballkanin Perëndimor, e kemi korridorin e 10 që e lidhë Kosovën me Serbinë, Maqedoninë. Ju kemi mbështetur me 75 milionë euro për impiantet. Nëse i shohim shifrat ekonomia e Kosovës është te 27 për qindëshi, ka shumë për të bërë dhe dëshirojmë ta rrisim ekonominë e vendit të juaj”, tha ajo./Arbresh.info/

 

Të ngjashme