Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, anulon të gjitha takimet

21:22 | 3 Janar 2025
R J

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për dy javët e ardhshme, ka njoftuar zyra e saj.

Zëdhënësi Stefan De Keersmaeker deklaroi se agjenda politike e von der Leyen ka ndryshuar, duke përfshirë një fjalim që ajo do të mbante në Lisbonë, si dhe një vizitë në Poloni për fillimin e Presidencës polake të Këshillit Evropian, shkruan euronews.

“Ajo është diagnostikuar me pneumoni të rëndë”, tha De Keersmaeker në një deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme