Myftiu i republikës së Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e ditë së çlirimit të vendit tonë, ka uruar k♪këtë ditë.
“Sot Kosova, mes miqsh e dashamirësh, po shënon jubileun e njëzetë të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, që njëherësh është edhe Dita e Çlirimit tonë nga okupatori serb. 12 Qershori nuk është thjesht data e çlirimit të një populli liridashës nga një pushtues e kolonizues, por është data e triumfit të së vërtetës mbi të kotën, të lirisë mbi pushtimin, është data që përkujton gatishmërinë e botës së qytetëruar për ta luftuar të keqen, padrejtësinë dhe robërinë. Ndaj, duke marrë shkas nga kuptimet që ka kjo ditë, duhet të kujtojmë me pietet të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pafundme. Po kështu, duhet të shfaqim mirënjohjen tonë të thellë për të gjitha shtetet mike dhe për të gjithë mbështetësit e kauzës sonë për liri, sepse, siç na ka mësuar Pejgamberi Muhamed a.s.: “Ai që nuk falënderon njerëzit, nuk ka falënderuar as Allahun”, ka thënë ai.
Myftiu Tërnava tha se ky jubile duhet të na shërbejë edhe si moment reflektimi. Megjithëqë kanë kaluar dy dekada nga çlirimi, vendi ynë ende po vuan nga probleme të shumta, andaj, duke kujtuar amanetin e dëshmorëve tanë, ndihmën e miqve tanë dhe përgjegjësinë që na është ngarkuar, vendin duhet ta udhëheqim drejt një të ardhmeje të mirë, të ndritur e të sigurt.
Ai në fund ka shkruar, “Urime të gjithëve për këtë datë historike!”.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA