Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për Vjosa Osmanin

23:44 | 4 Prill 2021
A. B.

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen presidente e Kosovës.

Në faqen e Facebookut të kësaj partie thuhet se me marrjen e detyrës së re nga Osmani u përmbush vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Me zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani si presidente, vullneti qytetar i shprehur në referendumin e 14 shkurtit u mishërua në formën e duhur duke përmbyllur kështu formimin e institucioneve të reja”, thuhet në njoftimin e VV’së.

“Me bindjen e plotë që Presidentja, zonja Vjosa Osmani, do ta ushtrojë detyrën e saj me nder dhe përgjegjësi të lartë, i dëshirojmë sukses dhe punë të mbarë”.

Me zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani si presidente, vullneti qytetar i shprehur në referendumin e 14 shkurtit u mishërua…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Sunday, 4 April 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme