Ish- presidenti i Amerikës, Bill Clinton ka uruar popullin kosovar me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Këtë urim ai e ka bërë përmes një video mesazhi, shkruan arbresh.info.
“Jam krenar që po uroj popullin e Kosovës në dhjetë vjetorin e Pavarësisë së shtetit, Kosova gjithmonë do të mbaj një vend të veçantë në zemrën time”, ka thënë Clinton.
Clinton ka thënë se ai është shumë i lumtur që ka mundur të ndihmojë qytetarët e Kosovës që të kenë një të ardhme më të mirë.
“Jam shumë falënderues që kam mundur të ndihmojë për të pasur një të ardhme të lirë me prosperitet dhe tolerancë, keni marrë shumë hapa të rëndësishëm gjatë kësaj dekade, këta hapa ju japin mundësinë që të vazhdoni tutje, dhe të ballafaqoheni me sfidat që ju presin”, ka thënë më tutje ish-presidenti amerikan.
Në mes të tjerash ai ka thënë se Kosova është e barabartë sikur të gjitha shtete tjera të BE-së dhe NATO-së.
“Unë vazhdoj të besoj se Kosova është një vend i barabartë me vendet tjera të Bashkimit Evropian, NATO-së dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, e gjitha çfarë duhet të bëni është që konfliktet e të shkuarës t’i leni mbrapa”, ka shtuar më tutje Clinton.
Këtë urim Clinton e ka përmbyllura duke thënë se do të jetë afër Kosovës gjithmonë
“Unë besoj që e ardhmja e shtetit tuaj është e ndritur, ju bashkohem në festën e dhjetë vjetorit të Pavarësisë, dhe ju mbështesë në prosperitetin e viteve në vazhdim, gjithmonë do të jem i nderuar që pata shansin të ju ndihmoj të filloni shtet ndërtimin dhe shpresoj që do të jem edhe një kohë të gjatë me juve që të ju shoh duke ndërtuar shtetin e juaj, paqi fat”, ka përfunduar Clinton./Arbresh.info
https://www.facebook.com/billclinton/videos/10155440655642252/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...