Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka uruar qytetarët për vitin 2019.
Në urimin e tij, Bahtiri ka thënë se po e përmbyll edhe një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave.
Urimi i plotë:
Me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës e them se po përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet, e që kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme. Me angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm edhe gjatë vitit 2019 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët në rrugën e realizimit të projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të komunës sonë. Me dëshirën që viti që po vjen t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, uroj që të jetë vit i shëndetit, mirëqenies, harmonisë dhe paqes mes nesh! Gëzuar e me fat Viti i
Ri 2019!
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...