Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin vizitat këto ditë për shkak të rrezikut të pandemisë.
“Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar”.
“Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore”.
“Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate”.
“Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë”, ka shkruar Thaçi.
Cigaret dhe shishet me alkool dyshohet se shkaktuan zjarrin ...
Hetuesit austriakë thonë se sulmuesi “planifikoi me kujdes” ...
Edon Zhegrova në “radarin” e gjigantit të Serie ...
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzë...
Tottenhami zyrtarizon si trajner Thomas Frankun
Kurti në Ditën e Çlirimit: Plani serbo-rus për ndarjen e Kos...