Google ADS

“Urime ditëlindjen e 74-të babush!”, Hamëz Jashari përkujtohet nga djali i tij në përvjetorin e lindjes

14:03 | 19 Shkurt 2024
A Z

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka përkujtuar babanë e tij, sot në përvjetorin e tij të lindjes.

Bekim Jashari në profilin e tij ka shpërndarë disa fotografi, ku ka shkruar se do të jenë pëjetë mirnjohës ndaj babait të tyre.

“Urime Ditëlindjen Babush!Sot, në ditëlindjen tënde të 74-të babush erdhëm bashkë me Besarten dhe familjen ku kësaj radhe kemi edhe një aëtar të ri, Marsin. Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun. Urime ditëlindja e 74-të”, thotë ai.

Ndryshe, Hamëz Jashari shte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllau i kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit. Lindi më 19 prill 1950 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skënderajit, rajoni i Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 Mars 1998 po në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme