Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka reaguar ashpër ndaj urdhëresës së gjyqtares së Gjykatës Themelore në Pejë, Violeta Husaj-Rugova, e cila kishte lëshuar një urdhër për caktimin e një avokati sipas detyrës zyrtare brenda një afati shumë të shkurtë, për një rast që gjyqtarja e ka pasur të njohur faktin se Këshilli Drejtues i OAK-së, ka marr vendime lidhur me këtë çështje, e të cilat i janë dorëzuar kësaj gjykate dhe KGJK-së.
“Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, lidhur me urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë, nr. PKR.nr.43/19 të datës 29.10.2021, paraqet këtë shqetësim serioz pasi që Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj Rugova, ka lëshuar urdhrin e lartcekur, me të cilin i është drejtuar OAK-së, që të caktoj avokat sipas detyrës zyrtare brenda një afati shumë të shkurtë, për një rast që gjyqtarja e ka pasur të njohur faktin se Këshilli Drejtues i OAK-së, ka marr vendime lidhur me këtë çështje e të cilat i janë dorëzuar kësaj gjykate dhe KGJK-së”, thuhet në reagim.
Sipas OAK, forma e urdhrit që ka për tendencë të shtyjë Këshillin Drejtues të këtij institucioni, që të veproj në kundërshtim me vendimet e saj, të nxjerra për këtë çështje, e që përveç kësaj forma me të cilën gjyqtarja në fjalë përveç se nuk gjen asnjë mbështetje ligjore, është edhe në kundërshtim me mënyrën e komunikimit ndërinstitucional, shkruan arbresh.info.
Për më tepër, sipas OAK, në kuptim ligjor një urdhëresë e tillë nuk gjen mbështetje dhe nuk ekziston praktikë që një gjyqtar t’i drejtohet Odës së Avokateve të Kosovës, në mënyrë urdhërore, për të ndërmarrë apo mos ndërmarrë ndonjë veprim në frymën kushtetuese.
“Sjellim në vëmendje se Oda e Avokatëve të Kosovës, është organizatë e pavarur profesionale e avokatëve, e cila funksionon në bazë të Ligjit për Avokatinë dhe se funksioni mbrojtës i avokatit është i përcaktuar edhe me nenin 111 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se “Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj” dhe se ne si OAK, nuk do të pranojmë asgjë më pak se kompetencat kushtetuese dhe ligjore të këtij funksioni”, thuhet tutje në reagim.
Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, do të veproj konform dispozitave Kushtetuese, Ligjit për Avokatinë dhe normativës së saj, në relacion komunikimi me institucionet tjera shtetërore respektivisht Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, nuk do të përgjigjet dhe nuk do të zbatoj asnjë vendim, urdhër apo forma të tjera, që bien ndesh me vendimet e Këshillit Drejtues, që cenojnë integritetin dhe pavarësinë e Odës së Avokatëve të Kosovës./arbresh.info/
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...