Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) është bërë riklasifikimi i disa provave të cilat janë pranuar nga dëshmitari me kodin 03825, si prova materiale publike në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ky urdhër është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Ndërsa, në këtë çështje, kodin e tillë e mbante dëshmitari Gjergj Dedaj.
“Lidhur me riklasifikimin e provave të caktuara materiale të cilat i janë parashtruar në kuadër të dëshmitarit 03825. Trupi gjykues është informuar që palët janë pajtuar ndërmjet tyre “interpartes” që provat materialet të caktuara të pranuara nga dëshmitari 03825 mund të riklasifikohen si prova materiale publik, kështu që trupi gjykues urdhëron që provat materiale P681, 682, 683, 84, dhe 86 të riklasifikohen si prova materiale publike”, tha gjyqtari Smith III.
Ndryshe, dëshmitari Sadik Halitjaha është duke e vazhduar dëshminë e tij si dhe në pyetje është duke e marrë mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokati Geoffrey Roberts./BetimipërDrejtësi
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së