Uran Ismaili përvec detyrës së ministrit të Shëndetësisë në Kosovës sot zyrtarisht ka marrë edhe një detyrë të re. Atë të asamblistit në Komunën e Prishtinës nga radhët e PDK’së.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri Ismaili në një postim në Facebook. Thotë se do të punojë në realizimin e projekteve të cilat i ka premtuar edhe gjatë fushatës si krijimi i Zyrës së Inovacionit apo buxhetimi.
Postimi i plotë i tij
E dashur shoqëri, të dashur prishtinas,
Përkrahja e juaj e madhe, për çka u jam tej mase falënderues, ka bërë që unë të zgjidhem përfaqësuesi i juaj në komunën e Prishtinës.
Besimin që më keni dhënë në zgjedhjet e 22 tetorit, tani më mbetet mua t’ua shpërblejë me punë të mira dhe përmes mbrojtjes të interesave të kryeqytetit.
Unë do të punoj që të realizojmë projektet tona të cilat i kemi premtuar edhe gjatë fushatës, si: Krijimi i Zyrës së Inovacionit apo Buxhetimi me pjesëmarrje që ju mundëson juve vetë të vendosni për projektet në lagjen tuaj!
Faleminderit të gjithëve.
Urani
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...