Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka shprehur bindjen se vetëm oferta e tyre mund ta rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisja.
Në RTV Dukagjini ai ka thënë se zgjedhjet e fundit lokale kanë dëshmuar se PDK është kundërshtari më i denjë për të mposhtur Albin Kurtin.
“Ne jemi të bindur se e vetmja ofertë që e rrëzon Kurtin nga pozita e kryeministrit është oferta e PDK-së”.
“E kam parë vet kur kam dalë në fushatën e balotazhit në zgjedhjet e fundit lokale, ka qenë pozicioni i njëjtë. Askush nuk ka besuar se gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të fitohet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Ne e kemi larguar LVV-në nga Prizreni e Mitrovicën dhe shumicën e votave ja kemi marrë në Prishtinë. Ne kemi bërë diferencën ndaj LVV-së. Siç e ndërtuam ofertën në zgjedhjet lokale, ashtu do ta ndërtojmë ofertën edhe në zgjedhjet nacionale dhe do të jemi jashtëzakonisht shumë konkurrues”, ka deklaruar tutje Ismaili.
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...